CEshte Shteti Dhe Si E Kryen Ai Detyren E Tij

Ceshte shteti dhe si e kryen ai detyren e tij

Ne qofte se do te donim te perkufizonim me pak fjale, fjalen ???shteti??? do te ishte e veshtire pasi kjo fjale perfshin brenda saj nje sere institucionesh, funksione, popullsine me interesa te ndryshme dhe shume e shume te tjera.
Koncepti “shtet” ka kuptimin e nje dukurie historike, ideje filozofike, forme te vazhdueshme dhe te organizuar te udheheqjes se njerezve ose konkretisht te fenomenit bashkekohor.
Por do te mund te permendim elementet kryesore te nje shteti qe jane; teritori, popullsia dhe sovraniteti, dhe smund te llogaritet per shtet asnje organizem apo organizim qe se ka njerin prej ketyre elementeve.
Po ashtu si smund te kete shtet pa hapesire te caktuar gjeografike dhe nje popullsi relativisht te madhe, ndonese njihen edhe shtete liliputesh brenda vijes se verdhe te nje qyteti..
Shteti shqiptar i krijuar ne vitin 1912, i copetuar ne vitin 1913 duke i lene jashte hapersirave te tij gjeografike gati gjysmen e popullsise, ariti megjithate te mbijetoje ndaj orekseve te shteteve fqinje, per ta fshire ata nga harta e Ballkanit.
Sipas Aristotelit, shteti eshte nje mendim i pergjithshem i shfaqur ne trajten e ndarjes se detyrave dhe bashkimit te mundimit.
Duhet theksuar se fjala shtet eshte e relativisht e re, eshte zhvilluar ne menyre graduale ne term te pergjithshem per trupin politik mes shekullit XIV dhe fundit te shekullit XVII.
Sipas Magerit, rrenja e ketij termi gjendet te fjala status qe eshte perdorur per shenimin e gjendjes, fuqise, pozites, te ardhurave dhe fisnikerise se princit (status regalis) dhe per llojin ose perberjen e politikes.
Brenda nje shteti,jeta regullohet dhe funksionon sipas normave dhe ligjeve te hartuara nga pushteti politik.
Pushteti politik racionalizohet dhe perqendrohet ne nje teritor te caktuar duke ju larguar te drejtes feudale, mesjetare ne te cilen sovranet mund te ishin njekohesisht subjekte te njeri-tjetrit ne teritore te ndryshme.

Sipas sociologut anglez Ealter Bagehot ne vepren e tij Fizika dhe politika pohon se pushteti korrespondon me tre periudha:
a) Periudha e dokeve dhe zakoneve – ne te cilen nuk ekziton fare qeverisja ose pushteti.
b) Periudha e luftes mes grupeve, kur njeri grup ka arritur ta nenshtroje tjetrin – faza e paraqitjes se berthames se shtetit.
c) Periudha e polemikes, kur si rezultat i perplasjeve dhe kompromisit lindi shteti dhe paraqet formen me te larte te zhvillimit politik.
Sot ne do te mund te gjenim disa teori te cilat te perkufizojne secila me menyren e saj konceptin e fjales ???shteti???.
Disa nga keto teori jane teoria marksiste dhe materializmit historik ne periudhen kaluese prej bashkesise se pare njerezore joklasore ne formacionin e pare klasor jane paraqitur ato kushte ekonomike ne te cilat per here te pare shfaqet shteti.
Sipas kesaj teorie kushti kryesor shoqeroro-ekonomik qe ka cuar deri te lindja e shtetit eshte prona private dhe grumbullimi i pasurise, gjera keto qe e kane ndare shoqerine ne klasa shfrytezuese dhe te shfrytezuara.
Nje teori tjeter per shtetin eshte ajo e kontrates shoqerore, elementet e se ciles i shihen qysh te sofistet e botes antike greke.
Sipas kesaj teorie, zanafilles se shtetit i paraprin periudha e gjendjes natyrore, kur te gjithe njerezit kane qene te barabarte .
Ajo thote se shtetin e krijojne njerezit, te cilet ia bartin atij nje pjese te te drejtave te tyre natyrore ose te gjitha ato me qellim qe te shpetojne prej sundimit te pasioneve, luftes, frikes, vetmise, barbarise, mosdijes si dhe te jetojne ne ???perandorine??? e qetesise, sigurise, pasurise, dijes, vullnetit te mire etj.
Duke qene se ja bartin atij te drejtat, nuk do te thote se e lejojne ate tu kufizoje apo ca me keq, tu mohoje keto te drejta.Duke ja bartur atij te drejtat e tyre, ata,shtetasit kerkojne me te drejte persosjen e ketyre te drejtave dhe jo cungimin e tyre ne nje menyre apo ne nje tjeter.
Teoria patriarkale si nje nder me te vjetrat, eshte perpjekur qe origjinen e shtetit ta interpretoje me faktore shoqerore.
Ajo niset nga pikepmaja se shteti eshte vetem forme e zhvillimit te familjes dhe qeverisja me shtetin eshte nje lloje dore e zgjatur e qeverisjes se familjes ne bashkesi te gjere.
Nje teori tjeter eshte ajo idealiste, perfaqesues me i mire i se ciles eshte Hegeli, i cili shtetin e konsideron si personifikim te arsyes se pergjithshme.
Sipas Hegelit, shteti eshte shkalla me e larte e zhvillimit te idese absolute, “ecje e Perendise mbi toke”
Shteti mund te jete; a)- diktatorial qofte ky i diktatures komuniste, junte ushtarake, shtet fashist apo mbreteri dhe b)-shtet demokratik.
Duke qene se shtetet diktatoriale i perkasin se kaluares le te flasim per shtetin demokratik, per te cilin aspirojne vullnetet dhe mendjet e masave progresiste intelektuale dhe mbare popullore te gjithe botes.
Detyra kryesore e shtetit demokratik eshte mbrojtja e rendit shoqeror demokratik.
Kur ne vend ekzistojne lekundjet dhe trazira sociale e anarki, detyra kryesore e shtetit eshte perpjekja per aritjen e paqes, rendit dhe stabilitetit, edhe ne qofte se per tu realizuar kjo duhet perdorur froca, e drejte kjo ekskluzive dhe legjitime e shtetit, atehere edhe kjo do perdoret.
Por ketu lind dhe reziku i pare i shtetit nga pushteti, sepse tejkalimi i te drejtes se ushtrimit te forces, sidomos mbi masat popullore kur ato protestojne demokratikisht, sjell prishjen e ekulibrave demokratike brenda nje shteti.
Forca duhet bte perdoret mbi grupet e grupazhet prishese te rendit kushtetues dhe jo mbi popullin protestues.
Nje funksion tjeter i shtetit demokratik eshte pengimi i monopoleve private, sigurimi i hapesires per nje konkurrence te lire dhe te shendoshe ne baze te parimit te ndermarrjes ose iniciatives se lire.
Funksion i cilesise me peshe te madhe eshte edhe organizmi i procesit edukativo-arsimor.
Edhe pse ne kete drejtim, fijet kryesore eshte duke i mbajtur ne duart e veta shteti, dita dites shkohet drejt decentralizimit te arsimit dhe forcimit te institucioneve arsimore private. Madje, ne shume vende anekend botes, prestigj me te madh kane institucionet arsimore private ne raport me ato shteterore. Por edhe ne keto raste detyra e shtetit eshte kontrolli i programit te tyre, i cili detyrimisht duhet te jete ne perputhje me programin dhe politiken e shtetit.
Edhe ne Shqiperi, prestigji i shkollave private ja kalon disa here prestigjit te shkollave shteterore.Kjo duket edhe ne numerin e madh te studenteve qe duan te studiojne ne keto shkolla ne raport me shkollat shteterore.
Shteti eshte fenomen universal qe thuajse eshte i ngjitur me shoqerine.
Ky fenomen, te cilin disa e quajne “servis te elites sunduese” e disa te tjere “e keqe e domosdoshme”, para se gjithash eshte nje institucion ose organizate politike, perfaqesues zyrtar i shoqerise qe i rregullon dhe i kryen punet e caktuara sociale.
Ky insitucion ne te kaluaren ka qene kreature e oligarkive shoqerore ose e individeve.
Me formimin e shoqerive qytetare eshte forcuar prirja qe shteti tu perkase te gjithe njerezve qe jetojne ne kuader te nje shoqerie.
Eshte forcuar ndjenja per barazine mes njerezve dhe keshtu ne skene ka dale shteti liberal-demokratik, te cilin Fukuyama e quan kulm te evolucionit te historise njerezore ne aspekt te rregullimit shoqeror.

Por duhet theksuar se sot,fatkeqesisht uk ndodhemi me ne epoken e Linkonit apo Rusveltit, te cilet cdo veprim dhe mendim te tyre e kishin ne te miren e popullsis se pergjithshe dhe jo te gjithe shtetet drejtohen nga burra shteti te kalibrit dhe horizontit human te tyre.
Sipas mendimit tim, shteti sot, ne te gjithe boten nuk eshte me sherbetor i shoqerise qe e ka nxjere, nuk shikon interesat e individeve apo te asaj shoqerie, perkundrazi ai e ushtron pushtetin e tij pikerisht per shfrytezuar kete shoqeri dhe individet e saj ne interes te tij, interes qe nuk eshte me ai i pari, pra i koordinimit te punes dhe pasurive te shoqerise, por ai i shperdorimit te ketyre pasurive per individe, klane dhe shoqeri grupesh qe shkeputen nga shoqeria baze, duke krijuar keshtu nje shoqeri te re mbi shoqerine egzistuese, shoqeri kjo qe perdor pikerisht te ardhurat e shoqerise baze per tu pasuruar e ushtruar pushtetin e tyre.
Kjo shoqeri e re eshte e interesuar qe te mbaje nen presion dhe kercenim te vazhdueshem shoqerine baze, per te mos humbur privilegjet e tyre.
Keshtu ndodh qe nje grupim i caktuar pushtetaresh, nepermjet mjeteve jo demokratike, si korrupsioni, vjedhja nepermjet tenderave dhe koncesioneve etj, duke shfrytezuar pikerish hapersiren demokratike te shtetit demokratik, e vene veten e tyre mbi shtetin demokratik dhe e perdorin ate, shtetin, per te shtypur cdo revolte demokratike te mases popullore, revolte e cila ne thelb synon rikthimin e demokracise ne jeten e shtetit dhe te shtetasve.
Keshtu ka ndodhur qe demokracite te shndrohen ne diktatura pa pritur e pa kuptuar.
Ketu duhet qe pikerisht ata, mbajtesit e shtetit demokratik, pra popujt, te ushtrojne te drejten e tyre per demokraci.
Dhuna e shtetit mbi shtetasit, qe me mjete paqesore kerkojne demokratizimin e shtetit, eshte gjithmon e papranueshme.
Kjo dhune, eshte ne fakt prova e pare e fajesise se shtetit dhe pikerisht per kete dhune, pra per kete faj, shteti demokratik, qe e ka kaluar cakun e demokracise, duhet te rikthehet ne kufijte e demokracise te caktuar me kushtetute.
Kjo eshte detyra numer Nje e politikaneve.
Dhe ne rast se politikanet demokrate nuk e kryejne detyren e tyre kundrejt shtetit dhe shtetasve, egziston gjithmon rreziku qe te perfitojne nga “rremujat” dhe “pakenaqesite” forca ekstremiste,veprimet e te cileve ose sjellin anarki ose sjellin lindjen e nje diktature.
Dhe ne i kemi provuar, fatkeqesisht, peshen e rrende te tyre.

(refleksione mbi 21 janarin)

Autori eshte student i UET